KreuCelebrity

Luana Vjollca duke kënduar live “tumankuqe”, ç’mendoni për zërin e saj?

Luana Vjollca është ndër ato personazhe të ekranit që ose e duan shumë ose e kanë inat. Kur vjen puna tek ajo, nuk ka një të mesme të artë. Moderatorja seksi, pas përfundimit të “Shiko Kush Luan” bëri pak pushim, e megjithatë nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale na ka lënë të nënkuptuar se po punon për një projekt të ri, i cili mesa duket ka të bëjë me këngën.

Luana ka postuar mëngjesin e sotëm një video teksa po këndon, por nuk bëhet fjalë për ndonjë këngë të sajën, por “Tumankuqe”. Çfarë po përpiqet të na thotë Luana me këtë postim nuk e dimë me siguri…

Megjithatë përveç se po na paralajmëron që është gati për një projekt të ri muzikor, kjo video duket më tepër si një përgjigje për të gjithë ata që e kanë kritikuar se nuk di të këndojë “live”. Tani u kujtuam….Mos ndoshta po punon për të koncertin e saj recital?

Luana na ka thënë që ka në plan për të bërë diçka të tillë, mos erdhi momenti?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF