Mos menduat gjë që kapitulli Selena Gomez dhe Justin Bieber ishte mbyllur?
Nëse po e keni pasur gabim. Ajo është një marrëdhënie shumë e komplikuar sa është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh ekzaktësisht me to. Pas shumë e shumë dyshimet, fotot ku ato shiheshin bashkë duke u puthur, konfirmuan lajmin se ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, por mesa duket fati i tyre ishte i përcaktur që në lidhjen e parë. Ribashkimi i tyre nuk zgjati dhe për shumë kohë dhe atëherë kur prisnim prej tyre ndonjë zyrtarizim, çifti u nda. Justin u pa në krahët e një modeleje bukuroshe, e ndërsa Selena nisi udhëtimin me miqtë si për ta kaluar më lehtë ndarjen për herë të dytë.
Por duket se marrëdhënia e tyre nuk mund të funksionojë pavarësisht dashurisë së madhe. Në foton e publikuar, Selena ka vendosur një përshkim që në mos është një dedikim për Justin, është një përshkrim i gjithë marrëdhënies së tyre: “Dua të të mbaj në krahë edhe kur supozohet që nuk duhet”.
I wanna hold you when I’m not supposed to…
Disa prej fansave mendojnë që është tekst i një kënge, ashtu sikurse shumë të tjerë mendojnë se i drejtohet Justin.



















