KreuCelebrity

Mes falenderimeve për publikun, Flori ka një mesazh ironik për menaxherët e lokaleve!

Flori Mumajesi duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv në koncerte përgjatë 2018-tës. Ose të paktën, këtë lë të kuptohet me postimin e tij të fundit në Instagram. Fillimisht, muzikanti iu drejtohet fansave, me një falenderim të përzemërt e dedikim plot emocion.

https://www.instagram.com/p/BeaMVIbnB-s/

“Ju pashë në sy të gjithëve, ju përshëndeta të gjithëve dhe e lëshova shpirtin sikur të ishte nata e fundit që do isha pranë jush…”, e ka nisur kështu shkrimin Flori, për të shpjeguar se nuk e di me saktësi se kur do të performojë përsëri për publikun. “Kemi shumë data të mbyllura ndërkohë dhe sigurisht do t’i realizojmë, pa marr parasysh kushtet e tmerrshme te vendeve që këndojmë dhe pse bëjmë si ‘artista’ ‘njerëzit’ me të cilët bashkëpunojmë, menaxherë, sekser apo pronar që fatkeqësisht 70% nuk kanë lidhje fare me muzikën, edhe pse ndihen më artist se vetë artisti që e kanë ftuar dhe mezi kanë siguruar!”, ka vijuar dhe më tej Mumajesi, duke hedhur haptazi akuza për drejtuesit e lokaleve të natës.

https://www.instagram.com/p/BibgcYmnwH6/

Flori ka premtuar se do të rikthehet gjatë verës, duke i dedikuar dashurinë vetëm fansave. Kush ta ketë mërzitur Florin, vallë?…

https://www.instagram.com/p/BgKjQYhHmea/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF