KreuCelebrity

Sot një ndër reperët më të njohur, por cili ka qenë profesioni i parë i Ledrit?

Ka një karrierë gjithnjë e më në ngritje, me projekte të herë pas hershme, e me klipe që tërheqin gjithmonë vëmendje. Edhe pse i diplomuar në degën e regjisë, Ledrin të gjithë e njohim si reperin më në zë të momentit. Por, ky nuk ka qenë profesioni i parë i këngëtarit.

Para se të bëhej i famshëm, Ledri ka punuar si ndihmës trajner basketbolli për ekipin e fëmijëve. Një detaj të tillë, reperi e ka zbuluar për mikrofonin e “Jo Vetëm Modë”, duke mos u ndalur me kaq. “U paguaja 20 euro. Profesioni që nuk do të bëja kurrë është ai i piktorit, pasi nuk di të pikturoj”, ka rrëfyer edhe më tej, Vula. Reperi njihet për dashurinë e tij për basketbollin, por nuk mund të themi se nuk na surprizoi profesioni i parë i Ledrit.

Tashmë, duke marrë parasysh edhe koncertet e shumta të këngëtarit, vështirë të themi se mund ta imagjinojmë Vulën në të tilla pozita. Më mirë që i është përkushtuar muzikës, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF