KreuCelebrity

Kritikuan Elvanën, por ja cila nga shqiptaret ka zgjedhur të njejtën paraqitje më shumë se një dekadë më parë!

Sot, teksa fansat kryqëzojnë Elvanën për rradhën e veshjeve, në setin e ri fotografik, ne na erdhi imazhi i saj si nje Deja Vu. Dhe me të drejtë, pasi një veshje të tillë e ka veshur vite më parë as më pak e as më shumë, por ish mikesha e saj!

https://www.instagram.com/p/BiH4p-1lmoR/

“Ke ngatërruar radhën e rrobave” ishin shumë prej komenteve që ndjekësit e Elvana Gjatës bënë në fotot e fundit të postuara nga këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram. Sigurisht që Elvana nuk ka ngatërruar asnjë radhë, dhe të brendshmet e veshura mbi streçe, Gjata i ka përdorur në disa prej fotove të setit të saj të fundit, teksa ka taguar’ edhe stilistin Valdrin Sahiti, duke na lënë të kuptojmë se ka qenë pikërisht ai krijuesi i këtyre veshjeve.Por prisni…

Nuk është hera e parë që e shohim këtë stil në Shqipëri, e nëse ju s’e mbani mend, jua kujtojmë ne. Ka qenë pikërisht Soni Malaj, në klipin e këngës “E vogëla”, thuajse 13 vite më parë, e cila u shfaq asokohe me të njejtin stil veshje si Elvana sot. Pantallona të shkurtra dhe mbi to tanga, kishte zgjedhur të vishte Soni, në disa prej sekuencave të këngës, klip dhe hit mjaft i pëlqyer jo vetëm atëherë. Veshja e Sonit, në atë kohë mjaft e guximshme i shkonte mësë miri videos në të cilin Soni shfaqej si një vajzë çapkëne e lozonjare njëherësh!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF