KreuCelebrity

Së shpejti një emision i ri në Tv Klan, zbulohet se për çfarë bën fjalë!

Të gjithë shprehen se nëse do të kishin shumë para, gjëja e parë që do të bënin janë udhëtimet. E kush nuk ka qejf që të shëtisë në vende të ndryshme të botës, të mësojë për kulturën e tyre, të shijojë ushqimin, të takojë njerëz, të shoh diçka të re. Pa dyshim të gjithë. Tani ju keni mundësinë që të bëni një pjesë të gjëra që listuam më sipër, nga divani i shtëpisë suaj me emisionin e ri që pritet të nisë në TV Klan.

“Check in” quhet cikli i dokumentarëve që do të nisë së shpejti, realizuar nga gazetaret Dorjana Daka dhe Albana Nanaj. Ato do të rrëfejnë eksperiencat e tyre për vendet e ndryshme që kanë vizituar në botë. Çdo të shtunë do të trasmetohet një udhëtim nga një vend i ndryshëm në botë, ku do të njohë publikun me karakteristikat e tij, çfarë e bën atë të veçantë nga vendet e tjera, kulinarinë.

Ai do të transmetohet çdo të shtunë në orën 14:30. TV Klan ka nisur që pasurojë fuqishëm programacionin e tij.  Këtë sezon të ri televiziv, ato u siguruan që të sillnin programe të reja të pa eksperimentuar më parë në Shqipëri, siç ishte “Virtuozët”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF