Mbërritja e Rita Orës në Prishtinë më 7 shkurt solli një lajm të ri: mos vallë Rita dhe Ledri patën një flirt mes tyre? Shkak u bë, ndër të tjera, kthimi i Orës nga makina personale enkas për të takuar Ledrin. Si qendron e vërteta e gjithë kësaj?
Pyetur nga Tema TV, në prapaskenën e koncertit të mbajtur më 1 maj në kryeqytet, reperi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet pyetjes se çfarë ndodhi mes tij dhe artistes me famë botërore. Reperi ka shpjeguar se ka qenë ai që i ka thënë fillimisht: “Po dukesh shumë e bukur”, ndërsa Rita ka marrë iniciativën t’ia kthejë komplimentin me të njejtën monedhë. E tashmë, që të dy jetojnë në vende krejt të ndryshme nga njëri-tjetri, vazhdojnë ta ruajnë raportin mes tyre?
“Jo, harroi të më shkruante”, ka thënë me humor Ledri, duke mos përjashtuar faktin se mes tyre ka patur një flirt. Do ishin një dyshe interesante, apo jo?



















