Kanë lënë menjëanë të gjitha angazhimet që kanë në punët e tyre, për të kaluar pak kohë së bashtë, të tre si një familje. Kylie Jenner dhe Travis Scott u fotografuan në një jaht luksoz në Bahamas. Me vete kishin marrë edhe vajzën e vogël dhe pa dyshim dadon.
Ylli 20 vjeçar i “Keeping Up With Kardashian” kishte zgjedhur një palë rroba banje trupore, të kuqe me të bardhë, dhe sipër tyre kishte veshur një palë pantallona rrjetë bardhë, të cilat ia vinin më tepër në dukje format e saj trupore perfekte, edhe pas një kohe shumë të shkurtër pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Megjithatë, Kylie duket shumë ndryshe nga fotot që ajo poston vetë në rrjetet sociale.
Kylie Jenner solli në jetë fëmijën e saj të parë në fillim të muajit shkurt. Pas shumë e shumë, spekulimesh nëse është apo jo shtatzënë, Kylie e konfirmoi vetë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cila deri më tani mban kurorën si fotoja më e pëlqyer në Instagram.



















