Duket se tashmë duhet të mësohemi me këtë praktikën e vajzave të famshme që janë shtatzënë. Në fillim e mohojnë dhe vetëm e mohojnë që janë në një pritje të ëmbël, më pas zhduken nga rrjetet sociale për pak kohë, ose në fotot që publikojnë, sigurohen mjaft mirë që barku i tyre i rrumbullakosur të mos duket aspak.
Njëjtë ka vepruar edhe Xhensila Myrtezaj, e cila së shpejti do të bëhet nënë e një vajze të vogël. Postimet e fundit në Instagram datojnë që në 14 prill, e ndërsa tani që barku ka filluar të rrumbullakohet shumë, ajo ka zgjedhur të “zhduket” për pak kohë. Mirëpo është kunata e saj, Ana Kallaku e cila ka ndarë me miqtë e saj virtual disa foto të nuses së shtëpisë, në një panoramë shumë të bukur familjare.
Xhensila ka veshur një fustan të bardhë më të zezë, të gjerë, totalisht e pa grimuar dhe duket më e bukur se kurrë. Kjo shtatzëni i ka dhënë shumë nur, por ndoshta edhe për faktin se është pranjë njerëzve që i dhurojnë shumë dashuri, siç është Ana dhe mami i Besit.
Besi dhe Xhensila do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti me një vajzë të vogël. Lajmin e bukur, e dha vetë çifti nëpërmjet një fotoje publikuar në Instagram, e cila për momentin mban kurorën si fotoja më e pëlqyer.



















