KreuCelebrity

Ronela flet ‘pa dorashka’ për Erën: “Pati fat, unë nuk fluturoj me presh…!”

Projekti më i ri i publikuar nga Ronela Hajati, e lidh këngëtaren shumë me Era Istrefin. Arsyeja? ‘Maje men’ del nga e njejti label, Redbox, bashkëpunëtorët e Strefie-t në këngën ‘BonBon’. Duke marrë parasysh se sa sukses pati ky hit, Ronela nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse ka synim për tregun ndërkombëtar ose jo.

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Këngëtarja e ka patur një përgjigje, e nuk ka përjashtuar as emrin e Erës. Mesa duket, Hajati nuk e ka si objektiv arritjen e industrisë së huaj të muzikës: “Era pati edhe fat përveç talentit. Unë nuk kam dëshirë të fluturoj me presh. Të gjithë atyre që po u ecën jashtë, unë u uroj vetëm fat”, është shprehur Hajati, edhe pse nuk e ka lënë pa përmendur ardhjen e ndonjë oferte të caktuar.

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

“Nëse dikush vjen edhe më thotë për të bërë një këngë ose nëse do kem kontakte, është eufori e madhe pavarësisht 1 milion komenteve që do të shoqërojnë . Unë në Amerikë nuk besoj se do tentoja”, ka përfunduar ajo, për t’i bërë të qarta një herë e mirë synimet në karrierë.

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF