Pak javë më parë, lajmi se DJ, Avicii i njohur kishte ndërruar jetë, tronditi botën. Ai na kishte dhuruar shumë hite me muzikën e tij si “Wake me up”, “Levels”, “Hey Brother” dhe ishtë një ndër DJ më të preferuar të momentit.
Shkaqet e vdekjes se tij nuk janë bërë ende të ditura, megjithatë në deklaratën për shtyp që dha dy ditë pas vdekjes së tij policia suedeze, konfirmoi që në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Avicii, gjatë karrierës së tij ka pasur disa bashkëpunime me disa këngëtarë, mes tyre edhe me bukuroshen shqiptare Rita Ora, me këngën “Lonely Together”, publikuar vetëm 7 muaj më parë.
Ajo ka mbajtur një koncert Hollandë dhe për nder të tij ka kënduar edhe këngën e tyre, ku nuk kanë munguar edhe lotët. Ajo ka postuar disa foto nga ky moment prekës në koncertin e saj, bashkangjitur së cilave shkruan: Lonely Together, titulli i këngës, i cili merr edhe më shumë kuptim tani më.
Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në qytetin e Muscat, Oman, të premten javës së kaluar.



















