Jo më larg se verën e shkuar, Klaudia Pepa nisi të bëhej objekt akuzash e ofendimesh kryesisht në rrjetet sociale, për shkak të disa fotove artistike nudo që kishte realizuar në bregdet. Ishte një debat i madh, i cili vijoi për shumë kohë. Madje dhe sot, imazhet provokuese të Pepës kanë lënë vend për të tjera komente të kësaj natyre.
https://www.instagram.com/p/BfOJtNxFOva/?hl=en&taken-by=klaudiapepa
Klaudia ka zgjedhur mënyra të ndryshme për të reaguar, herë me kundërpërgjigje, herë me heshtje…Ndërsa, këto orët e fundit, disa nga fotot nudo kanë rrëmbyer një çmim të rëndësishëm në Paris. Imazhet bardh e zi kanë fituar ‘Prix De La Photographie Paris’, për kategorinë Press/Performing Arts – Professional. Pepa e ka publikuar lajmin në rrjetet sociale, ndërsa është mjaftuar me një reagim të vetëm: “Woooooow!”
Mesa duket, nuditeti nuk ka bërë problem për francezët, të cilët shquhen për bazimin e artit në këtë drejtim. Me pak fjalë, një tjetër sukses për Klaudian këtë herë!



















