Emri i Turit është lakuar në këtë periudhë për shkak të lëvizjes së tij nga Vizion Plus, në Klan Plus. U fol shumë, u fol gjatë, por nuk kemi parë ende asnjë detaj apo diçka konkrete lidhur me këtë hap të hedhur më tej. Ndërkohë, Turi vijon aktivitetin në rrjetet sociale si më herët.
Gjithmonë e kemi parë tendencën e tij për të postuar diçka ndryshe, që sjell humor e provokim në të njejtën kohë. Këtë herë, Turi ka deklaruar diçka për veten, që të jemi të sinqertë, do dëshironin ta shihnim më shpesh tek njerëzit. “Më pëlqen më shumë kur paguaj, se sa kur marr lekë! Diçka nuk shkon!”, ka shkruar Hyska në Instagram, ndërsa një frazë e tillë ka tërhequr gjithë vëmendjen e mjaftueshme. Po të ishte sipërmarrës, me siguri tani do të mendonim se Turi po reklamonte në mënyrë perfekte biznesin e tij, për të tërhequr sa më shumë punonjës.
Një preferencë e tillë mund të mos rezultojë krejt e suksesshme për artistin, por vështirë të themi që nuk është në interesin e të tjerëve. Po ju, si i keni marrëdhëniet me paratë?



















