KreuCelebrity

Jeta e një babai të ri! Princ William përgjumësh në shërbesën vjetore: mezi mban sytë hapur!

Kur të shikoni këtë video, me të drejtë mund të mendoni se Princ William ka sjellë në jetë fëmijën e tretë dhe jo Kate. Dukesha, në daljen e saj vetëm 7 orë pas lindje, dukej e mrekullueshme, e veshur me një fustan të kuq me jakë të bardhë kombinuar me një palë këpucë me taka dhe me një buzëqeshje që nuk e hoqi për asnjë moment nga fytyra. Jo një grua normale, por një super heroinë!

Nga ana tjetër, dy ditë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij të tretë, Princ William mori pjesë në shërbesën vjetore së bashku me Princ Harry-in dhe Meghan Markle. Ai u filmua në një moment shumë të vështirë teksa po përpiqej që të mbante sytë hapur.

Familja e tyre është shtuar në numër dhe vizitat e shumta në familjen mbretërore e kanë detyruar Princ William të qëndrojë zgjuar për orë të tëra. Princi erdhi në jetë dy ditë më parë në orën 11:01, e ndërkohë ende nuk është bërë i ditur emri i tij.

Ndërkohë, shpresojmë që  William të gjejë pak kohë për të “marrë një sy gjumë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF