Kylie Jenner është bërë mama për herë të parë dhe sigurisht pjesën më të madhe të ditës e kalon duke iu dedikuar Sotrimit të vogël. Ylli i “Keeping Up With Kardashian” është shkëputuar paksa nga punët e saj të përditshme, për të shpenzuar më shumë me kohë me vajzën e saj, e ndërkohë dhe në këtë mënyrë pushon edhe ajo vetë.
Bukuroshja ka publikuar një video, e cila deri më tani mund ta quajmë më të bukurën që ka postuar ajo në rrjetet sociale. Cila është? Pa dyshim në qendër të vëmendjes është Stormi. Vogëlushja është duke fjetur në gjoksin e nënës dhe ndërkohë edhe buzëqesh kur dëgjon zërin e saj. Këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në Shqipëri, ka shumë historira për bebat që qeshin në gjumë, megjithatë nuk e dimë a shpjegohet në të njëjtën mënyrë edhe në Amerikë. Stormi tashmë është dy muajshe dhe ia ka vjedhur të gjithë vëmendjen nënës së saj. Ajo u lind në fillim të muajit shkurt, dhe për ardhjen e saj në jetë, Kylie zgjodhi të na e tregonte nëpërmjet një fotoje publikuar në rrjetet sociale, pas shumë e shumë dyshimesh nëse ishte apo jo shtatzënë.



















