KreuCelebrity

“Dua i urren meshkujt!”, këngëtarja i përgjigjet ashpër akuzave të disa fansave!

Nuk është më e nevojshme të themi se ndër shqiptaret me famë botërore, Dua Lipa po na krenon çdo herë e më shumë. Me suksese të njëpasnjëshme, ai çka mbetet hit i pakthyeshëm është ‘New Rules’, kënga që i solli artistes shumë përfitime, sidomos monetare. Por, Dua është akuzuar jo pak kohët e fundit lidhur me një temë në veçanti.

Ajo njihet për natyrën e saj feministe dhe të gjithë e kemi vënë re praninë e shumtë të vajzave në klipet e saj. Një fakt i tillë është keqinterpretuar nga disa fansa të këngëtares, të cilët e kanë akuzuar këtë të fundit se Lipa i urren meshkujt. Dua nuk ka pritur dhe më gjatë për të sqaruar gjithçka e për ta mbyllur këtë temë një herë e përgjithmonë. “Është një këqkuptim total”, ka thënë Lipa, “Kënga ‘New Rules’ flet për respektimin e shoqeve dhe mbajtjen afër të vajzave që i konsideron më të vërtetë mike. Çdo gjë ka të bëjë më mënyrën se si ti e shpërndan energjinë që të karakterizon dhe se si sillesh me ata që të rrethojnë. Kjo përcakton se çfarë janë personat rreth teje.”

Një deklaratë e tillë vështirë se lë më vend për debate. Dua ka sqaruar një herë e mirë se cilat janë konceptet e saj, e kjo nuk është hera e parë që këngëtarja vë në pah këtë anë të karakterit të saj. Edhe këtë herë, e ka patur një përgjigje Lipa!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF