Problemi i pagës së ulët në krahasim me nivelin e jetesës është problem thuajse për çdo shqiptar. Çdo fushë, sidomos ajo e artit është e paguar me shifra qesharake. Aktrimi, piktura, skulptura, gazetaria, fotografia, e shumë e shumë profesione të tjera, të paguajnë aq sa për të patur mundësi të mbijetosh, duke mos të të lejuar të investosh në një projekt.
E ftuar në ‘Thumb’, moderatorja Alba Çobaj është pyetur nga Fatma dhe Aulona për arsyet e largimit të saj së fundmi nga media. Ajo ka nisur të tregojë se ka qënë e pakënaqur nga rroga që i jepnin në television, duke e bërë të ndihej e pavlerësuar.
“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media.”
“Në media liria është pak utopi. Mendohet, pretendohet dhe shtiret sikur ka liri, por nuk është kështu. Po të ishte kështu, unë do vazhdoja të isha nëpër media, por liria të jepet me tollon”,- tregon Alba.