Me largimin nga “Portokalli”, Besi dhe Erioni njoftuan se në planet e tyre është të sjellin një emision të tyrin, duke premtuar se do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë kemi parë deri më tani në ekranet shqiptare. Djemtë janë treguar shumë të rezervuar lidhur me formati që do të ketë emisioni apo se ku do të jetë televizioni që do të stacionohen, megjithatë mesa duket shumë shpejt do të kemi lajme prej tyre.
I ftuar në emisionin në pasdites në TVSH, Erion Isaj ka zbuluar disa detaje lidhur me atë se çfarë publiku duhet të presë në nga bashkëpunimi i tij dhe Besit.
“Ne jemi në negociata dhe nëse ato shkojnë mbarë, shumë shpejt do të kemi lajm. Formati që kemi konceptuar nuk ka lidhje me një kaberetë si Portokallia. Unë dhe Besi do të vijmë ndryshe, madje edhe njerëzit që po kontaktohen do të jenë në forma të tjera. Do ketë surpriza edhe në stafe. Unë dhe Besi do të jemi autorët e programit”,-është shprehur Erioni.
Sa i përket marrëdhënies së tij me regjisorin e “Portokalli”, Altin Basha, Erioni është shpreher se e vlerëson atë shumë si regjisor, duke e cilësuar atë si ndër më të mirët që Shqipëria ka.
“Shqipëria është fatlume që ka një regjisor si Altin Basha. Është një nga regjisorët më të mirë shqiptar, që ka bërë revolucion në teatër dhe vazhdon të prodhojë si rrallëkush në Shqipëri dhe do të isha i marrë apo i çmendur të thoja të kundërtën”, tha Isai.
E ndërsa i pyetur nëse i mungojnë rolet e tij tek “Portokalli”, ai u shpreh se nuk i mungojnë aspak madje e ka cilësuar veten si një nga aktorët më të dobët të këtij show humoristik.