Teksa po ndante informacione për bashkëshortin e saj, në ekranin pranë, Amelda Abazit i shfaqën një foto të Tolgës duke puthur një fanse. Reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe pse nuk ishte hera e parë që e kishte parë atë foto.
Teksa Ermal Mamaqi po i merrte intervistë për formatin e tij, ajo shprehet: “Kjo ndodhi javën e kaluar. Mbarova Dancing dhe shkova në hotel. I shkruajta Tolgës që po fle se jam shumë e lodhur. U zgjova në mëngjes dhe sa hapa Instagramin të gjithë më kishin çuar këtë foto duke më bombarduar me mesazhe gjithashtu.”
“Tolga më paralajmëroi mos të tronditesha kur të shihja lajmet se ishte budallik. Unë nuk i ktheva përgjigje dhe e kuptoi që i kisha parë. Menjëherë më dërgoi videon dhe vura re se ajo ishte një grua e moshuar”, tregoi Amelda, teksa në ekran u trasmetua video ku shihet Tolga duke e puthur në faqe gruan e moshuar dhe jo në buze, siç duket në fillim kur sheh foton.”