KreuCelebrity

Projekti i fundit i Ronela Hajatit del në dritë

Shumë kohë më parë ajo kishte bërë publik lajmin se po merrej me një këngë të re, e cila do të dilte shpejt në treg.

Projekti më i fundit i saj, titullohet “Maje Men” dhe shoqërohet me një videoklip.

Tull Production është kujdesur për këtë këngë, të cilës ia ka realizuar muzikën dhe orkestrimin. Ndërkaq, për melodinë është kujdesur vet këngëtarja, e cila e ka shkruar edhe tekstin.

Videon interesante muzikore e ka përgatitur Talelli Production.

“Duket e thjeshtë, e kollajtë t’i shohësh gjerat gati, por është bërë një punë e madhe dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve për gatishmërinë në muaj prova pa llogaritur oraret e vona…”.

“Faleminderit Zot që na jep shëndet e forcë! Dhe ju! Ju dua! Shpresoj shumë ta pëlqeni!”, është shprehur Ronela në Instagram.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF