Prej vitesh Roza Lati është figurë e showbizit shqiptar, jo vetëm për anën profesionale, por dhe për atë personale, të cilën mediat kanë tentuar ta zbulojnë sa më shumë.
Pak kohë më parë deklaroi se ishte në një lidhje. Ndërkohë, pak ditë më vonë, ajo e tërhoqi mbrapsht duke thënë se do ta presi si beqare stinën e verës.
Faqja e saj e Instagramit është e famshme tashmë, e ndjekur nga shumë fansa dhe gjithashtu mund të themi se ajo ngarkon vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e saj, duke qënë kështu shumë aktive.
Humori është një nga cilësitë që i karakterizon postimet e saj, qoftë si foto, apo si dixhiturë. Një nga të cilët ishte ky mëposhtë:
Së fundmi, një fans merr guximin t’i shkruajë dhe duket se i plotëson më së miri kushtet e Roza Latit, prandaj i kërkon dorën për martesë.
Ajo postoi fillimisht një foto ku i drejtohet të ëmës: “Mamo bjer rehat tani se do u martokam”.
Më pas ajo vazhdon shakanë bashkë me humoristen e njohur, Rita Lati.
Djali ndërkohë vazhdon të mundohet të joshë këngëtaren e re sexy me mesazhe të mëtejshme. Çfarë do të ndodhë?



















