KreuCelebrity

Këtë të shtunë e fiton Ermali, jo në televizion, por në garën e prindërimit!

E shtuna është gara mes televizioneve konkurrentë, sidomos për programet ‘prime-time’ që mbledhin publikut para ekranit. Me humor, Ermali gjithmonë përpiqet t’i shpallë garë audience formateve në Top Channel, që transmetohen në të njejtin orar. Por, kjo e shtunë e gjeti Mamaqin fitimtar të një tjetër gare.

 

Fundjava me diell ia vlen të shijohet nën shoqërinë e familjes. Kështu, Ermali nuk mund të linte mënjanë angazhimin tipik të ditës së gjashtë të javës: të kalojë kohën me Amin dhe Joelin në veçanti. Të pranishëm në një nga organizimet në qendër të kryeqytetit, Toska ka publikuar foton e dy meshkujve të shtëpisë teksa shihen të përqafuar. “Joeli im, dashuria ime”, ka shkruar Ami, ndërsa Ermali duket më i përkushtuar se kurrë ndaj të birit.

Këtë herë, Sia nuk ishte protagonistja e rrjetit social, por me siguri Ami ka eezervuar diçka ndryshe për të dielën. Një kujtim i bukur ky i Ermalit me Joelin, apo jo?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF