KreuCelebrity

Nuk pritej! Motrat Kardashian mbyllin biznesin një herë e përgjithmonë…

Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian kanë vendosur t’i japin ‘lamtumirën’ rrjetit të butikëve DASH. “Pas afro dymbëdhjetë vitesh, unë dhe motrat e mia vendosëm të mbyllim dyert e dyqaneve DASH”, ka shkruar Kim në faqen e saj personale. Ishte një vendim që fansat nuk e prisnin, por mesa duket Kardashianet po investojnë në bizense më ambicioze.

“Dyqanin e parë e hapëm si familje në 2006 dhe që nga ajo kohë, kemi vetëm kujtime që nuk do t’i harrojmë kurrë. Ndërkohë, kemi qenë shumë të zëna duke u marrë me firmat tona personale, ashtu sikurse jemi përkushtuar ndaj detyrës së mëmësisë, duke u përpjekur të balancojmë kohën mes punës dhe familjeve. E kuptojmë nga thellësia e zemrës që është koha për të ecur para”, ka shkruar edhe më tej, Kim. Dyqani i parë DASH ëhstë hapur në Kaliforni, para famës që mori familja pas KEEPING UP WITH THE KARDASHIANS. Megjithatë, inagurimi i butikut në Los Anxhelos erdhi së bashku me popullaritetin e këtij reality show. Majami dhe New York ishin dy lokacionet e tjera, ku u zgjerua biznesi DASH.

Edhe pse ambientet do të mbyllen përfundmisht, produktet e dyqanit do të vazhdojnë të shiten online. Kështu, klientët besnikë të DASH në Amerikë do të vazhdojnë të përjetojnë eksperiencën e blerjes në rrjet. Megjithatë, nbjë vendim i guximshëm ky nga ana e Kardashianeve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF