Një nga femrat më të spikatura të fushë politike, një nga figurat më klas të botës së personazheve, që duket se me kalimin e viteve, e sfidon kohën çdo herë e më shumë. Majlinda Bregu është gjithmonë aktive me të rejat e fundit në rrjetet sociale, e profili personal vështirë të të lërë indiferent. Jemi mësuar me seriozitetin e saj në të veshur, që lidhet më së shumti me takimet e shpeshta me politikanë vendas e të huaj.
Por, ky mes i dytë i javës e ka gjetur Majlindën krejt ndryshe. Këpucë të sheshta me lidhëse elegante tek kyçi, një fustan i gjatë deri në afërsi të fundit të këmbëve, xhaketë e shkurtër xhins, flokë të lëshuara e syze dielli mbi kokë…nuk mund të themi se e kemi parë Bregun më vajzërore se kaq! Edhe pse do dëshironim që ta hasnim me një ‘look’ të tillë rrugëve të kryeqytetit, kjo ka qenë zgjedhja e Majlindës për një vizitë në Bukuresht. Bregu ka postuar një foto në Instagram, ku shihet përballë bustit të Ismail Qemalit.
Është pikërisht ai vendi ku Ismail Qemali ka ndaluar para nisjes për Shqipëri, në nëntor të 1912. E askush tjetër nuk mund ta shpjegonte këtë veçse vetë Majlinda, e cila ka kaluar disa çaste ndryshe në këtë destinacion të radhës. Me një ‘look’ të tillë do dëshironim ta shihnim më shpesh Bregun! Inspirim i mirë për një stil ndryshe në të përditshmen, apo jo?



















