KreuCelebrity

Edhe motrat Vjollca e krahasojnë veten e tyre me familjen Kardashian, ky koment i Luanës na e vërtetoi

Marrëdhënia e Marinës dhe Luanës duket se nuk është njësoj si më parë.

Nuk e dimë se çfarë Marina ka bërë, por tashmë nuk është më motra e preferuar e Luanës…të paktën këtë kemi kuptuar nëpërmjet disa komenteve në Instagram. Si fillim ishtë përgjigjja e ashpër që Luana i bëri Marinës, pas ironisë së kësaj të fundit: Mëso diçka para se të komentosh budalliqe. Kishte përgjigje dhe kundërpërgjigje nga të dyja motrat, në një gjuhë që vetëm ato të dyja mund ta kuptonim.

Megjithatë, Luana i ka dhënë sërish një tjetër shenjë Marinës si për të treguar që nuk është më motra e preferuar. Në një foto të postuar nga Kylie Jenner e cila uron për ditëlindje motrën e madhe Kourtney Kardashian, Luana ka bërë tagg Lirën ku i shkruan: Unë dhe ti.

Mesa duket Marina është bërë xheloze, dhe më pas Luana është detyruar të sqarojë përse ka bërë këtë koment dhe motivi është shumë i thjesht; në foto është motra e madhe me motrën e vogël, siç ato të dyja janë.

“Haaa motra e madhe me motrën e vogël praaa”, shkruan ajo.

Familja Vjollca jo rrallë herë është krahasuar me familjen Kardashian, nisur nga fakti që drejtohen nga një grua, janë të gjitha të famshme, të bukura, të suksesshme, por mesa duket edhe ato vetë e bëjnë një krahasim të tillë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF