KreuCelebrity

Elvana sërish në Tiranë, këtë herë në formatin dedikuar vetëm fëmijëve!

Elvana Gjata na surprizoi të gjithëve me rikthimin e saj në kryeqytet në shkurt, ashtu sikurse bëri shumë bujë me mbajtjen e koncertit recital. Duke shijuar projektin e ri ‘Off Guard’, Elvana rivjen sërish në Tiranë, por këtë herë me një mision ndryshe. Këngëtaren do ta shohim në një ndër formatet më të dashura dedikuar fëmijëve, pikërisht në ‘Voice Kids’!

A post shared by The Voice (Kids) Albania (@voicealbania)

Kjo e premte sjell edhe finalen e spektaklit, ndërsa emocionet për zbulimin e fituesit të madh kanë nisur që tani. ‘Voice Kids’ fokusoi disa nga këngëtarët më në zë të momentit gjatë netëve ‘live’, duke e mbushur atmosferën me performancat e tyre. Kjo natë finale do të ngjisë në skenë Elvana Gjatën dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një video të shkurtër. “Shihemi të premten në ‘Voice Kids'”, ka thënë Elvana, teksa duket tejet e entuziazmuar për pjesëmarrjen në këtë format.

A post shared by The Voice (Kids) Albania (@voicealbania)

Vetë këngëtarja e ka nisur karrierën nëpërmjet një komoeticioni muzikor, siç ishte ‘Ethet e së premtes mbrëma’, e mesa duket performanca në skenën e ‘Voice’ do të jetë edhe më kuptimplotë për të. Një finale për t’u pritur me padurim!

A post shared by The Voice (Kids) Albania (@voicealbania)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF