KreuCelebrity

Almeda dhe bashkëshorti përfshihen në një aksident automobilistik, ja ç’ka ndodhur me çiftin!

Iu rikthyen qendrës së vëmendjes me ardhjen e Almedës në Shqipëri për DWTS. Pak javë më parë, menjëherë pas përfundimit të një prej puntatave të formatit, Abazi u nis menjëherë drejt Stambollit, pasi Tolgahan Syisman ndodhej në kushte jo të përshtatshme shëndetësore. Ndërkohë, mbrëmja e djeshme e ka gjetur çiftin në një tjetër situatë të pakëndshme.

Abazi dhe Syisman kanë kaluar disa orë nën shoqërinë e njëri-tjerrit, duke shijuar si duhet një darkë romantike. Por, çdo gjë ka ndryshuar kur automjeti i tyre ka qenë në dalje të parkingut të restorantit. Makina e çiftit është përplasur me një taksi pikërisht në një moment të tillë, ndërsa mediat turke kanë raportuar se nuk ka patur të lënduar. Proçedurat e policisë kanë shkuar deri në fund, duke përfshirë këtu edhe testin e alkoolit që ka kaluar aktori turk, pasi ishte në timon.

“Falë Zotit shpëtuam mirë”, ka deklaruar për mediat Syisman, ndërsa Almeda e ka lënë pas një moment jo të gëzueshëm si ky, duke iu rikthyer Tiranës për përgatitjet për puntatën e ardhshme të DWTS. Ndodhin edhe ngjarje të tilla…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF