KreuCelebrity

Jo shumë e guximshme, Enca ndryshon ngjyrën e flokëve, por jo ashtu siç pritej

E kemi parë gjithmonë me ngjyra të ndryshme flokësh; rozë, bjonde platin, jeshile dhe mund të thonim me të drejtë se Enca bën pjesë në grupin e atyre vajzave që i pëlqejnë shumë ndryshimet, por e kemi kuptuar që nuk është ekzaktësisht kështu.

Përkundrazi, Enca është ndër të paktat këngëtare që ka guxuar shumë pak sa i përket look-ut të saj në përditshmëri. Megjithatë gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe Enca nuk është më ajo vajza me flokët e gjatë deri në fund të shpinës dhe të pa lyer asnjëherë, pasi jo më larg se dje këngëtarja vendosi që bënte një ndryshim rrënjësor.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale ajo lajmëroi fansat e saj se kishte vendosur që të printe dhe të lyente flokët për herë të parë dhe të gjithë u bëmë kureshtarë se si do të dukej këngëtarja e hitit “Dua”. Nuk ishte e nevojshme të prisnin shumë sepse Enca, menjëherë pas procesi i cili ka zgjatur me orë e orë të tëra, ka postuar video në Instagram.

Përveç ngjyrës së flokëve e cila duket paksa më e çelët, gjatësia nuk ka ndrushuar aq sa ne të gjithë prisnim, thjesht ka zhdukur majërat e djegura. Megjithatë, kjo ngjyrë i shkon shumë Encës, edhe pse sërish nuk ka guxuar dhe aq shumë!

 

Thank you so much for the new hair color/cut @avalonhair .. you know qe floket i kam te shenjta, trusting you was a pleasure ❤

A post shared by ENCA (@enca) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF