Fama e saj ka arritur deri në atë pikë sa që edhe një koment i saj në rrjetet sociale ka shumë vlerë. Këtë fat ka pasur këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.
Në foton e postuar në rrjetet sociale kanë mbërritur qindra komente ku e komlimentojnë për look-un, mirëpo ajo ka veçuar një prej tyre, atë të Kim Kardashian. Ylli i reality show “Keeping Up With Kardashian” i ka shkruar “E mrekullueshme”, megjithatë duhet ta specifikojmë që kohët e fundit, Bebe Rexha ka zgjedhur që në daljet e saj publike të grimohet nga Mario, i cili është njëkohësisht edhe grimieri personal i Kimit. Kështu që nuk ka sesi të mos duket e mrekullueshme, kur ka dalë nga duart e një prej make up artistëve më të mirë në botës, siç është Mario.
Këtë koment Bebe Rexha e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, mbi të cilën shkruan: Kur Kim të thotë që dukesh e mrekullueshme. Me siguri këngëtarja shqiptare është ndjerë shumë mirë nga ky koment, fundja jo më kot e ka veçuar nga të tjerat.