KreuCelebrity

Vëllai i Meghan Merkle i tha gjithë të këqijat për motrën e tij: Ajo po luan rolin e jetës

A keni qenë ndonjëherë dyshues për sjelljet e Meghan Markle në publik? Shikimi i saj me shumë dashuri për princ Harry-in apo buzëqeshja me të gjithë? Sigurisht kështu duhet, por duke qenë se është aktore, veprimet e saj i shohim paksa me skepticizëm. Ndoshta jemi gabim, por është fakt.

Në intervistat që kanë pasur familjarët e saj, gjithmonë e ka nxjerrë atë si personazhin e keq të këtij filmi. Pas motrës, tani është radha e vëllait të saj Thomas Jrr, 51 vjeç është shprehur se Meghan ka harruar rrënjët e saj, duke mos ftuar në dasmë të afërmit. Sipas tij, Meghan, ende pa u bërë pjesë e familjes mbretërore, është ka nisur që të shkëpusë të gjitha lidhjet me të shkuarën. Madje ai shprehet se aktorja po përpiqet të portretizojë veten princeshë Diana e re.

“ Ajo ka harruar rrënjët e saj. Ka coptuar të gjithë të gjithë familjen time. Meg pëlqen ta portretizojë veten si humanitare, një person që bën shumë për popullin, bamirës, por ajo nuk ka asnjë nga këto cilësi me familjen e saj. Ajo po luan rolin më të madh të jetës së saj. Kam lexuar se Meg dëshiron që të jetë si princeshë Diana. Diana është adhuruar nga e gjithë bota dhe të gjithë e donin për arsyet e duhura. Kjo është ajo që Meg dëshiron, por nuk mendoj se do të ndodh. Ajo nuk është aspak si princeshë Diana”, u shpreh ai.

Nuk është hera e parë, që familjarë të saj të kritikojnë Meghan për sjelljen e saj më familjarët. Në fillim ishte babai, pastaj e motra dhe tani i vëllai. Nga mami i saj nuk kemi dëgjiar asgjë deri më tani, pasi ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me të!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF