Gabriel Garko është një ndër meshkujt seks simbol të Italisë. Aktori spikati që në fillimet e tij, jo vetëm për angazhimin në kinema, por edhe për sharmin që e karakterizonte. Prej kohësh përflitej se Garko kishte realizuar disa ndërhyrje estetike në fytyrë, megjithatë disa nga ekspertët e mohonin një fakt të tillë.
Puntata e fundit e ‘Ballando con le stelle’ e gjeti artistin si të ftuarin special të mbrëmjes. Gjatë performancës, gjithçka ishte e mirëmenduar: Garko mundohej ta fshihte fytyrën pas balerinës, ndërsa kamera sigurohej ta xhironte vetëm nga larg. Pas përfundimit të kërcimit, drejtuesja e spektaklit e pyeti aktorin se pse iu desh kaq shumë për të pranuar ftesën e ardhur prej kohësh nga ky format.
Aktori u shpreh se sapo kishte mbaruar punë me disa ndërhyrje në fytyrë, dhe ishte kjo arsyeja pse dukej aq i fryrë gjatë asaj nate. “Tani do të flasin të gjithë”, ka shtuar Garko, e nuk mund ta mohojmë të kundërtën. Me aq sa kuptohet, deri më tani aktori ka realizuar disa proçedura për fryrjen pak të buzëve dhe tërheqjen e lëkurës në tërësi…Vështirë të themi se ky është imazhi që të gjithë dëshironim të shihnim nga Garko!