Arjan Çani njihet për të personazhet e pazakontë, që fton në emisionin e tij. Duke e ndarë ‘Zonë e Lirë’ në disa pjesë kryesore, në varësi të orës, por edhe peshës së personazhit, shpesh intervistat në studio ndërthuren me humorin karakteristik të Çanit. Këngëtarë të shumtë zënë një vend të madh të programit që moderatori drejton prej vitesh, e një prej tyre është edhe Stresi.
Reperi u kap nga policia disa ditë më parë, për përdorim kokaine. I liruar me kusht, reperi ka bërë deklarata të shumta deri më tani. Për të folur edhe më tej mbi atë çka ndodhi, duket se shumë shpejt Stresin do ta shohim në studion e Çanit. Këngëtari ka zbuluar bisedën mes tyre në Whats App, ku vëmë re se moderatori nuk i lë mënjanë batutat as jashtë ekranit. “Stres, nesër në 20.30 fiks duhet të jesh në Klan vllaaaaa”, ka shkruar Çani, duke na zbuluar se kjo e premte do ta gjejë reperin në ‘Zonë e Lirë’.
Stresi e ka pohuar prezencën në emision, duke publikuar bisedën në rrjetet sociale. E ç’mund të prisnim tjetër nga një ftesë tipike e Çanit?