KreuCelebrity

Një drekë speciale, Arditi nën shoqërinë e një prej këngëtareve më të dashura të skenës!

Sa herë që shohim ‘E Diela Shqiptare’, sidomos në pjesët e reklamave, Arditi duket qartazi se nuk i reziston dot ushqimit në tërësi. Madje, ai e vë shpesh këtë fakt në dukje, për t’i shtuar humor situatës. Një nga rubrikat e emisionit të përjavëshëm, tashmë është edhe ‘Për drekë me mua’, ku disa personazhe të famshëm mblidhen për të shijuar gatimet e njëri-tjetrit.

https://www.instagram.com/p/Bhl6VI8B1Gy/?hl=en&taken-by=arditgjebrea

Këtë herë, për drekë me Arditin ka qenë një nga këngëtaret më të dashura të skenës, për të shijuar diçka ndryshe në ambientet moderne të Fancy Resto Lounge. Dy pjata të dekoruara me elegancë, me bazë frut pasioni, të cilat Gjebrea nuk ka rezistuar dot pa i filmuar. Bëhet fjalë për Manjola Nallbanin, e cila e ka shoqëruar Arditin në një drekë të këndshme ose të paktën këtë kuptojmë nga video disa sekondëshe. Nuk mund të lihet pa dëgjuar edhe përshtypja e Gjebresë: ‘Mmmmmm!’, që nuk kishte se si të mos e shijonte si duhej një përgatitje të tillë. Shoqëruar me dy gota verë, duket se Manjola do të jetë personazhi i ardhshëm në rubrikën e re të ‘E Diela Shqiptare’.

Nallbani njihet për pasionin e saj për kuzhinën. Madje, në maj të vitit të shkuar, ajo i surprizoi të gjithë kur tregoi për ndjekësit dhuratën nga bashkëshorti: një përparëse me mbishkrim ‘Manjola, mbretëresha e kuzhinës’. Batuta e saj: ‘Më duket se do ta gdhij mbi tenxhere sot’ bëri bujë kudo në portale. Vështirë të themi se Arditi i ka qendruar besnik dietës këto orët e fundit, e jo pa faj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF