KreuCelebrity

Një urim plot ndjenjë në ditën e tij të lindjes, Miriami për Albanin: “Asgjë s’do kishte kuptim pa ty!”

Urimet për njerëzit e shtrenjtë në rrjetet sociale tashmë janë bërë të zakonshme. Edhe pse një zgjedhje pothuajse e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, personazhet e famshëm janë ata që bien më shumë në sy, kur kanë diçka më tepër për t’i dedikuar personave të zemrës. Sot, urimin më të veçantë e ka dhënë Miriam Cani, në ditën e lindjes së partnerit në jetë dhe në skenë.

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Vazhdojnë të mbajnë statusin e një prej çifteve më të dashur për publikun. Prej shumë vitesh bashkë, vajza e tyre Ameli e ka kurorëzuar edhe më tej historinë e tyre të dashurisë. Sot, Albani mbush plot 36 vjeç, ndërsa Miriami është kujdesur të përzgjedhë fjalët e duhura për t’i dedikuar disa rreshta plot ndjenjë këngëtarit. “Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe, por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si njeri dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë”, ka shkruar fillimisht Cani, duke shtuar më tej: “Ti ke ditur t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vetë. Gëzuar ditëlindjen, jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty”. Duke balancuar karrierën dhe jetën personale, Miriami me siguri e ka përlotur Albanin me një dedikim të tillë.

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Urimet e ardhura nga komentuesit kanë qenë të shumta në fare pak minuta, ndërsa çfarëdo dhurate që mund të ketë përgatitur Miriami për këngëtarin sot, me siguri nuk do ta tejkalojë vlerën e fjalëve të shkruara enkas për të. Në intervistën e fundit për ‘Pop Culture’, Miriami u shpreh se dëshironte ta surprizonte Albanin jo me dhurata të shtrenjta, por me zgjedhje që kishin shumë kuptim dhe ndjenjë brenda tyre. Dhe sot Cani e vërtetoi që surprizat i përgatit në mënyrën më të veçantë…

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF