KreuCelebrity

Sara emocionon Emën, surpriza e së bijës lë aktoren pa fjalë!

Ato njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe raportin miqësor që ndajnë me njëra-tjetrën. Të ngjashme si dy pika uji, Ema Andrea dhe Sara Kapo janë ndër dyshet e preferuara nënë-bijë mes personazheve shqitarë. Ndonëse e angazhuar aktualisht si regjisore në teatër, Ema kujdeset të mos i mungojë asnjëherë jurisë së DWTS.

Në rolin e gjykueses, mbrëmjen e djeshme Andrea është gjetur në befasi, kur Sara ka dalë në skenë duke performuar. Si për të mos mjaftuar kjo, Kapo nuk ishte e vetmja që iu bashkua skenës, pasi Gjergj Kaçinari kishte ardhur me po të njejtin funskion për të surprizuar të atin. Të dy fëmijët e artistëve i kanë surprizuar prindërit pa masë, ndonëse Ema e ka shprehur edhe më shumë emocionin. Ajo ka komplimentuar të bijën, duke shtuar se Sarës i shkonte shumë prezenca në skenën e këtij formati kërcimi. Sa për Alfred Kaçinarin, ai ka thënë me humor se ende nuk i besohej që i biri ia kishte fshehur aq mirë paraqitjen në skenën e DWTS.

Surprizat për personazhet pjesëmarrës kanë qenë të shumta këtë edicion, duke u bërë kështu pjesë e pandashme e spektaklit puntatë pas puntate. E na duhet ta pranojmë, kjo e fundit ishte ndër më të bukurat!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF