KreuCelebrity

Kur motrat bëjnë ‘xing’ me të njejtën veshje/ Të famshmet shqiptare i bashkon një tjetër firmë e shtrenjtë!

Kemi folur shumë herë për vajzat e njohura, kur shkojnë drejt së njejtës zgjedhje në të veshur. Pyetja si: “Cilës i shkon më shumë?” e plot të tjera si këto, tashmë janë bërë të zakonshme për ndjekësit e shoubizit shqiptar. Këtë here, kanë qenë dy motra ato të cilat kanë bërë ‘xing’ me paraqitjen e tyre. Dhe, siç edhe mund të ndodhë, nuk kanë qenë në dijeni të këtij fakti, deri sa janë ulur për të darkuar së bashku!

https://www.instagram.com/p/BhzwqQWAE9I/?hl=en&taken-by=lorihoxha

Sara dhe Lori Hoxha njihen për dashurinë e tyre për veshjet e shtrenjta. Duke iu drejtuar shumicën e kohës firmave më në zë të momentit, vajzat bëhen shpesh temë diksutimi në artikujt mbi modën. Këtë herë, ka qenë fillimisht Lori ajo që ka postuar një foto, ku shihet e veshur kokë e këmbë me Fendi. E duke qenë se rrallë ndodh që të publikojë disa imazhe njëherësh, Hoxha i ka surprizuar fansat kur ka bërë një tjetër postim. Këtë herë, ulur në tryezë krah Sarës, e cila kishte veshur një bluzë me stampimet e inicialeve të brendit kudo, ashtu sikurse motra e madhe. “Shikoni kë kapa duke më vjedhur look-un”, ka shkruar Lori, ndërsa ka shkëputur disa momente plot humor mes motrash, çaste që i kemi parë edhe më herët nga vajzat.

https://www.instagram.com/p/Bhz368MgFG1/?hl=en&taken-by=lorihoxha

Trashëgimtaret e Top Channel kanë dalluar shumë me stilin e tyre, ashtu sikurse herë pas here frymëzojnë jo pak mbi kombinimet e tendencat e fundit. Sa për këtë rastësi të fundit, duket rasti tipik ‘matchy-matchy’ prej motrash

https://www.instagram.com/p/BgwGDWOgi9x/?hl=en&taken-by=lorihoxha

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF