KreuCelebrity

‘Si të jesh seksi?’, Rita Ora jep leksionin e saj mbi një temë të tillë dhe po, është nga ato pikantët!

Rita është cilësuar si një ndër këngëtaret më të bukura, që në nisje të karrierës së saj. Besnike e flokëve të artë, nuk mund të themi se artisja ka ndryshuar shumë deri më tani. Gjithmonë në përpjekje për të perfeksinuar fizikun, Ora provokon shpesh fansat me poza të nxehta ose foto gjysmë-nudo.

Vështirë të harrojmë paraqitjen e saj në MTV EMA, nëntorin që lamë pas. Me një peshqir në kokë dhe robdeshambër të bardhë, Rita vendosi një trend të ri, që pati tendencën të kopjohej nga kushdo. Me një nga imazhet e shkëputura nga ajo natë, Ora ka surprizuar ndjekësit, duke bërë një deklaratë ‘pikante’ mbi të mbajturit statusin e një femre seksi. “Qendro e zhveshur para pasqyrës dhe thuaj: ‘Sa seksi që jam’. Këtu nis gjithçka”, ka shkruar Rita, për të vënë kështu ‘pikat mbi i’. Këngëtarja dallon për vetëbesimin lidhur me fizikun e saj dhe paraqitjen në tërësi, e këtë e ka treguar shpesh me zgjedhjet mbi veshjet apo pozat e nxehta.

Aktualisht, Rita po përjeton një romancë të re, që për hir të së vërtetës, fansat nuk janë fort të bindur se do të funskionojë edhe për shumë gjatë. Sepse në fund të fundit, është Rita! Ndani të njejtin mendim mbi ‘sekretin’ e të qenurit seksi?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF