E prisnim me padurim, por ky rikthim i Dancing With The Stars ka sjellë jo pak debate, edhe pse e mbrëmshmja ka shënuar vetëm puntatën e pestë të spekaklit. Nga Xhani Shqerra, Roven Dilo dhe Elton Merja, ka qenë radha e Dion Gjinikës për të shkaktuar debat ndër radhët e konkurrentëve VIP dhe balerinë. Partneri në skenë i Soni Malaj deklaroi gjatë klipit prezantues se Adela, kolegia e tij e cila kërcen krah Niko Komanit, bëhet më shumë protagoniste në skenë se sa ky fundit.
Duke përdorur logjikën se në qendër të vëmendjes duhet të jetë personazhi VIP, Dioni nuk ka mbaruar me emrat. Ai ka shtuar se Mariza Ikonomi dhe Jurgen Bala bëjnë koreografi shumë të thjeshta, pa mundime të tepërta. “Koreografitë e kolegëve nuk janë në nivelet e duhura”, ka thënë pa dorashka Gjinika, duke mos harruar të cilësojë se për cilin nga çiftet po fliste konkretisht. Një deklaratë e tillë në video ka nisur dhe debatin në skenë, kryesisht mes Dionit dhe Adelës. Në këtë situatë është përfshirë edhe vetë juria, që ka shtuar se në fakt, Dioni është ai që ndonjëherë i komplikon dhe i ngarkon koreografitë më shumë se ç’duhet.
Sa për protagonizmin e balerinëve në skenë, Kaçineri e theksoi disi faktin që ky eidicion ka sjellë më shumë në fokus partnerët e VIP-ave në kërcim, dhe jo vetë këta të fundit. Një dukuri që po vihet shpesh gjithnjë e më shumë edhe në debatet e lindura gjatë javëve…



















