KreuCelebrity

Eranda Libohova: Në “Kënga Magjike” nuk marr pjesë më! Shkaku…?!

Eranda Libohova, një nga artistet më të mira të skenës shqiptare, që i ka sjellë publikut hite të pavdekshme e ftuar nga Dojna në emisionin Pop Culture foli për veten dhe karrierën e saj, që këtë vit do të vijojë të na surprizojë me të reja! Pas bashkëpunimit me këngëtarin e ri Ardit, Eranda premtoi një bashkepunim me motrën e saj Irmën, i cili do të vijë shumë shpejt! Stili i Erandës, muzika e saj ndër vite, miqësitë e bashkëpunimet ishin ne fokusin e bisedës së zhdërvjellët me prezantuesen Dojna, e cila zbuloi se ishte në të njëjtën lagje me Erandën dhe njiheshin prej kohësh!

Image result for dojna mema pop culture

E pyetur për festivalet ndërkaq, Libohova bëri një deklaratë që do të mërziste të gjithë fansat e Kënga Magjike! “Në Festivalin Kënga Magjike nuk marr pjesë sepse nuk më pëlqen formula e votimit. Nuk dua të konkurroj dhe të më votojnë kolegët, ku janë krijuar shpesh kontradita”, u shpreh ajo, ndërsa pohoi se një tjetër festival grish ambicien e saj. “Në festivain e RTSh-së do merrja pjesë persëri. Duhet të gjej materialin e duhur për të qenë. Sepse kam lindur dhe jam rritur aty, ndaj do të kthehem me dëshirë”!

E dalluar përherë për stilin e saj unik, Eranda pohoi se “Nuk bëj blerje të mëdha, ka brande mjaft ekonomike, të duhet të dish të bësh kombinimet e bukura. Sigurisht investoj në pallto, këpucë e çantë, por në veshje përpiqem të zgjedh me mendje”! Teksa nuk mohoi se bën mjaft shpenzimet në këtë pikë dhe ndonjëherë e tëpron!

Mjaft prezente në rrjetin social Instagram Eranda pohoi se e pëlqen mjaft “Instagrami ështe i vetmi rrjet që e kam qejf dhe e përdor! Me Facebook e provova por e mbylla se s’më pëlqeu!, tregoi ajo!

Në bisedën mes Erandës dhe Dojnës, sigurisht që zuri vend jo pak marrëdhënia e artistes me motrën e saj Irma, ku Eranda me humor tregoi se motra e saj e thërriste “dhi e egër”!

Image result for eranda libohova dhe irma libohova

Image result for eranda libohova dhe irma libohova

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF