Një nga çiftet më të preferuar të publikut, që tërheqin vëmendje me stilin e tyre të jetesës, si dhe me historinë e romancës që ka nisur rrugëtimin mes Andrrës dhe Sinanit. Duke gëzuar rritjen e Ansit, ka plot evente që e gjen çiftin më pranë se kurrë. Një prej tyre, është edhe ditëlindja e Andrrës.
https://www.instagram.com/p/Bhzxpf_ACzw/
Sot, Destani ka festuar 23-vjetorin dhe dhuratat për të nuk kanë munguar. Miq, të afërm e kolegë janë kujdesur ta zbukurojnë edhe më shumë këtë ditë speciale, ndërsa Sinani ka dhuruar diçka ndryshe. Një kuti e madhe me lule të bardha, brenda së cilën nuk mungonte as një pako e vogël me unazë me gurë të çmuar…duket vërtetë si ajo çka do dëshironte shumica e femrave! Një gjest sa romantik, aq dhe i menduar me kujdes ky i Sinanit.
‘Falemnderit, dashuri’, ka shkruar Andrra në foton e publikuar në Instastory, ndërsa ka publikuar imazhe edhe të të tjera dhuratave. Një 23-vjetor i magjishëm me pak fjalë…



















