Bebi mbretëror është duke ardhur. Kensington Palace nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka njftuar se Dukesha Kate ka mbërritur në spital së bashku me Princ Wiilliam dhe është në fazat e para të lindjes.
“Dukesha e Cambridge-it ndodhet në spitalin St.Mary që prej mëngjesit dhe është në fazat e para të lindjes”, shkruhet në deklaratën për shtyp të Kensington Palace.
Ishte spekuluar prej disa jaësh që bebi do të vinte në jetë më 23 prill dhe mesa duket kjo datë paska qenë plotësisht e vërtetë. Fëmija i tretë mbretëror do të lind në të njëjtin spital ku kanë lindur dhe prin George dhe Princesha Charlote, sa i përket gjinisë, nuk dihet ende. Në pjesën e pasme të spitalit janë mbledhur dhjetëra persona të veshur me simbolet e flamurit anglezë, për t’i ofruar një pritje siç Kate e meriton, e ndërsa të shumtë janë edhe ato që kanë sjellë dhurata për bebushin.
Pavarësisht gjinisë, me ardhjen në jetë të bebushit, ai do të jetë i pesti në radhë për të trashëguar fronin, duke shtyrë një vend më larg princ Harry-in.