KreuCelebrity

Beyonce dhe motra e saj rrëzohen në skenë, por ringrihen si dy diva!

Këtë fundjavë, Beyonce u rikthye në skenën e Coachella. Përkundër njoftimeve se këngëtarja do të bënte një shfaqje krejtësisht të ndryshme, këngët që ajo këndoi ishin kryesisht të njëjta me javën e kaluar, edhe pjesa më e madhe e performancës, ndonëse kishte ndryshuar veshje.

Ndryshimi i vetëm ishin të ftuarit. Legjenda e gjallë u bashkua në skenë me bashkëshortin e saj, Jay Z:

Sërish me grupin e saj Destiny’s Child:

Dhe motra e saj, Solange Knowles. Kur Solange u ngjit në skenë, ato nisën që të bënin kërcimin e tyre të preferuar që i identifikonte që fëmijë.

Por, si për të vijuar më tepër performancën e tyre si dikur, Bey u përpoq të mbante Solange”hopa” , por jo gjithçka shkoi dhe aq mirë. Të dyja motra u rrëzuan në skenë, e megjithatë ato u nritën menjëherë dhe e kaluan me shumë sportivitet, vazhduan performancën e tyre duke qeshur dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Beyoncé tried to pick up @solangeknowles at #Coachella tonight and they both fell on stage. ?? #TooCute #Beychella pic.twitter.com/8zR1Lq9pIM

— BEYONCÉ LEGION (@Bey___Legion) April 22, 2018

Ajo është Beyonce dhe nuk e kishim dyshimin më të vogël që do ia dilte mbanë që të menaxhonte mjaft mirë një incident të tillë në skenë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF