KreuCelebrity

Pas kësaj foto të postuar në Instagram, me siguri do ta doni edhe më shumë Emirin

Me kalimin e viteve, telenovelat spanjolle u zëvendësuan me ato turke. Historitë që trajtoheshin, ngjashmëria me disa zakone apo tradita tona, por edhe mënyra e atrimit; shumë origjinale dhe e pasforcuar, mjaftuan për të mbërthyer shqiptarët përpara divanit.

Një ndër televonevat më të ndjekura, e cila është vlerësuar edhe me çmimin si seriali turk më i mirë është e “Dashuri e Pafund”.  Ne nuk do të ndalemi tek seriali, por tek një aktor i cili edhe pse ka pasur rolin e keq, të gjithë e duan. Ai është Kaan Urgancıoğlu, ose siç ne e njohim, Emir Kozcuoğlu.

Pas kësaj foto të postuar në profilin e tij në Instagram, Emir me siguri ka fituar më tepër zemrat tuaja. Ai nuk është shumë aktiv me postime, por në ribashkimin që patën aktorët e “Dashuri e Pafund”, ai është takuar me Denizën e vogël, Arven Beren me të cilën kanë bërë foto të shumta, por më të bukurën e kishte ruajtur për ta postuar në profilin e tij: një foto shumë e veçantë e kapur në një këndvështrim shumë artistik.


Sa i mirë…për ata që kanë parë serialin, e kuptojnë këtë postim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF