Edhe pse pak në numër, kemi parë personazhe që lidhen jo vetëm nga puna në të njejtin televizion, por edhe nga miqësia e ngushtë që krijojnë me njëri-tjetrin. Kur vjen puna tek vajzat, dyshja më e famshme është ajo e Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut. Tashmë, kësaj liste i shtohen edhe dy moderatoret e Klan, siç janë dhe Arjola Shehu e Kiara Tito.
Janë bërë pjesë e këtij televizioni kohët e fundit, e mesa duket kjo nuk i ka penguar që të shndërrohen në mikesha të ngushta. Vajzat kanë ndërmarrë një udhëtim së bashku drejt Italisë, ku kanë vizituar vendet më tërheqëse turistike. Si Shehu, ashtu dhe Tito nuk kanë ngurruar të publikojnë fotot e njëra-tjetrës në profilet personale në Instagram, duke ndarë me ndjekësit momentet më të bukura që po kalojnë aktualisht në Romë.
Arjola dhe Kiara njihen për udhëtimet e tyre të shumta, por vajzat nuk i kishim parë më pranë se kaq, deri më sot. Një shkëputje nga rutina e punës në televizion ka qenë ideale për dy moderatoret, të cilat na surprizuan jo pak me këtë marrëdhënie të ngushtë mes tyre. Është bukur kur dëgjon për miqësi, e jo konkurrencë, apo jo?