KreuCelebrity

Instagram më i nxehtë se vera? Merrni shembull nga VIP-at, për një profil si të yjeve!

Temperaturat së fundmi po na drejtojnë gjithnjë e më shumë drejt plazhit dhe vendeve bregdetare në tërësi. Kemi nisur kërkimin për bikinit perfekte, ashtu sikurse preferojmë blerjet mbi aksesorët e duhur për një verë perfekte. Pjesë e pandashme e kësaj stine janë edhe fotot, të cilat shumica i ndan me miqtë ose ndjekësit në rrjetet sociale.

Në këtë drejtim, Instagrami është rrjeti që po i intereson gjithnjë e më shumë përdoruesve. Nga stili i jetesës, e deri tek moda, IG duket se po bëhet pjesë e pandashme e së përditshmes tonë. Personazhet e njohur janë ata të cilët ndikojnë shumë në përhapjen e tendencave të reja, jo vetëm për modën, por edhe për destinacionet që duhen vizituar, pozat më të bukura e shumëçka tjetër.

Me nisjen e verës, të gjithë dëshirojmë një profil si të yjeve. Kërkojmë imazhet perfekte, që të dallojnë nga gjithçka shohim në tërësi, e për këtë shpesh ndjehemi se kemi nevojë për ndihmën e profesionistëve. VIP-at vërtetojnë të kundërtën, duke treguar se mjafton vetëm pak kreativitet. Nga thjeshtësia e Bella Hadid, e deri tek guximi (çfarë guximi!) i Emily Ratajkowski, personazhet e mëposhtëm na kanë frymëzuar shumë për pozat perfekte gjatë kësaj vere…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF