Dy ditë më parë, lajmi për vdekjen e DJ të njohur Avicii në moshën 28 vjeçare tronditi të gjithë botën. Familjarët e tij konfirmuar lajmin se ishte ndarë nga jeta, e megjithatë shkaqet e vdekjes nuk u bën të qarta.
Dy ditë më pas, Policia e Oman-it ka deklaruar se vdekja e yllit të muzikës suedeze ka ardhur për shkaqe natyrale. Në njoftimin për shtyp, Policia thekson se pas dy autosive të bëra, kishim të bënim me një vdekje e cila ka ardhur natyralisht, duke përjashtuar çdo mundësi për një akt kriminal.
Tim BerglinG, i njohur me emrin e artit si Avicii u nda nga jeta dy ditë më parë. Ai i dhuroi botës hite të mëdha si “Wake Me Up” dhe “Levels”.