KreuCelebrity

Kate Middleton, foto të tjera të djalit të porsalindur

Ditën e sotme, Dukesha e Cambridge solli në jetë fëmijën e tretë mbretëror, një djalë të shëndetshëm, i cili peshon 3.8 kg. Pak orë pas lindjes, Kate ka dalë nga spitali së bashku me djalin e porsalindur në krahë dhe bashkëshortin, Princin William, njësoj si më përpara.

Çifti ka përshëndetur dhe ka pozuar para kamerave me djalin e tyre, emrin e të cilit ende nuk e kanë bërë të ditur.

“Jemi shumë të lumtur, shumë të kënaqur”, u shpreh Princi Ëilliam. “U trefishua meraku”, shtoi ai me humor.

I pyetur si kanë vendosur ta quajnë djalin, Princi William u përgjigj: “Do e merrni vesh herët a vonë”.

te ngjashme

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF