KreuCelebrity

Sërish ata, shihni vilën ‘super luksoze’ të Besit dhe Xhensilës në Gjirin e Lalzit

Një prej çifteve më të njohura dhe të dashura të showbizit shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku, prej muajsh pop resin ardhjen e fëmijës së tyre në jetë. Pak kohë pas ceremonisë, shtatzania e këngëtares ishte një nga lajmet që u përfol më shumë nëpër portale.

Xhensila dhe Besi po jetojnë bashkë dhe i kanë krijuar të gjitha kushtet për të pritur siç duhet vogëlushen e tyre. Pas pamjeve të shtëpisë në Tiranë, janë bërë publike të tjera pamje nga vila e tyre në Gjirin e Lalzit.

Besi ka qënë i ftuar në rubrikën “Për drekë me mua” në programin “E Diela Shqiptare”. Aktori i ka ftuar miqtë e tij VIP në shtëpi, ku i ka pritur me gatime me bazë peshku dhe kanë shkëmbyer batuta duke treguar për veten.

Ajo që vërejmë në shtëpi është ngjyra e bardhë që dominon dhe një mobilim luksoz e plot shije, i menduar deri në detaje. Sipas Besit, me zgjerimin e familjes së tyre, ata do të kalojnë më shumë kohë në vilën e Gjirit të Lalzit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF