Emina Cunmulaj, modelja e njohur shqiptare është në pritje të fëmijës së saj të dytë, gjininë e të cilit ende nuk e ka zbuluar.
Fansat e saj vazhdojnë të jenë kuriozë, duke e pyetur vazhdimisht rreth këtij informacioni dhe Emina është përgjigjur me një koment që nuk pritej përmes një lidhjeje live në rrjetet sociale.
“Nuk e dimë gjininë. Unë dhe bashkëshorti im kemi vendosur që ta mësojmë këtë ditën që do të lindë. Nuk është aq e thjeshtë, por për ne e rëndësishme është që të jetë fëmijë i shëndetshëm.”
Megjithatë ajo është shprehur se ka dëshirë që të ketë një vajzë të dytë pas Ella Farias. “Vajzat janë lumturia e prindërve. Djali ikën me nusen, kurse vajza kurrë nuk i lë prindërit vetëm” – u shpreh modelja e njohur, e cila është në javët e fundit të pritjes për të sjellë në jetë fëmijën e saj.