Kim Kardashian postoi ditën e djeshme foto të njëpasnjëshme ku shfaqej nudo dhe vinte në pah pjesë të veçanta të trupit të saj.
Sigurisht,i menduam si foto pa asnjë domethenie në vetëvete, pasi nuk është hera e parë që Kim poston foto nudo, megjithatë paskemi gabuar. Nëpërmjet atyre fotove, Kim na tregoi që se do të sjellë një aromë të re parfumi, shishja e të cilit do të jetë trupi i saj në miniaturë.
“Morëm një kallëp nga trupi im dhe e bëmë shishe parfumi”, shkruan ajo në foton e postuar në rrjetet sociale ku shfaqet krejtësisht e zhveshur, me trupin e lyer me një material për t’i marrrë asaj format trupore.
Shumë prej komentuesve i cilësuan fotos e saj si “vulgare”, ashtu si kurse ka pasur edhe nga ato të tjerë që e etiketuan atë shumë “narciste”, aq sa do të bëjë një shishe parfumi me trupin e saj. Është vërtetuar që çdo gjë që bën Kim Kardashian ka sukses dhe tashmë presim nëse do të ndodh e njëjta gjë dhe me aromën e re të parfumit të saj.



















